Nju JORK : Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani prej disa ditësh ndodhet në një viztë disa ditore në Nju Jork, e shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Vizita e saj po zhvillohet ndërsa këto ditë në Nju Jork, është duke u mbajtur sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA).
Kosova siç dihet nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe kështu presidentia Osmani dhe ministria e jashtme Gërvalla shfrytëzuan rastin të zhvillojnë një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm, ndërsa në fund Osmani ligjerojë edhe në “Fordham University”.
Me rastin e vizitës në Nju Jork, Osmani dhe Gervalla u takuan mbrëmë edhe me diasporën shqiptare në Amerikë, takim ky që u mbajt në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, dhe u drejtua nga Konusulli i Përgjithshëm i sapo emruar Ambasador Blerim Reka. Në këtë takim konusllata e përgjithshme e ftoi disa figura të politikës shqiptare, artistë, filantropë, biznesmenë, aktivistë dhe liderë të cilët u tha se e kanë mbështetur vazhdimisht rrugën e Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetformimit.
Presidentja Osmani: “Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar.” Duke përshëndetur pjesëmarrësit presidentja e Kosovës tha se në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, “ju falënderoj për kontributin e dhënë ndër dekada ngase pa të cilin ne nuk do të ishim këtu ku jemi sot”.
E para e vendit më tej ka thënë se Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot. “Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar”, theksojë Presidentja Osmani. Më pas përshëndeti edhe Ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla.
Mbas përshëndetjeve të rastit pati një koktel nga Çka ka Qellu dhe vera Stone Castell shoqëruar me një komunikim të lirë dhe të hapur për të gjithë pjesëmarrësit që patën rastin edhe të bisedojnë më gjerësisht me Presideten Osmani dhe ministren Gërvalla.