Shoqëria ajrore Franceze Air France do të rikthehet të fluturojë nga Parisi në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Të shtunën me 9 korrik, shoqëria ajrore lider e fluturimeve në Francë dhe në Europë pritet të bëjë fluturimin e parë ë drejtim të Shqipërisë, me një fluturim që pritet të nisë në orën 08 :15. Nisja pritet të bëhet nga aerporti ndërkombëtar “Sharl De Gol” (Charles De Gaule) dhe parashikohet të zgjasë dy orë e 30 minuta. Air France, pritet të operojë me avionë Airbus 319, pjesë e flotës së kësaj kompanie. Fillimisht udhëtimet pritet të jenë dy herë në javë, por synohet që të jenë të përditshme. Gjatë periudhës së komunizmit Air Francë ishte e vetmja kompani ajrore perëndimore që operonte në aeroportin e Rinasit, ndërsa disa fluturime të tjera kishte nga Italia Hungaria dhe Zvicra.