Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajme“Shkelje diskredituese”, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit Taulant Tafa

“Shkelje diskredituese”, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit Taulant Tafa

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit Taulant Tafa, për shkelje në vendim që i njohu ulje dënimi Arben Grorit, i dënuar me burgim të përjetshëm. Tafa pretendoi se shkelja nuk ishte e rëndë dhe kërkoi një masë disiplinore më të lehtë.

Këshilli i Lartë Gjyqësorë (ILD) dëgjoi të enjten konkluzionet përfundimtare të palëve në çështjen që Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka ngritur kundër gjyqtarit të Gjykatës së Elbasanit Taulant Tafa. Tafa është proceduar nga ILD6-ja për vendimin që i uli 720 ditë dënimi Arben Grorit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Në fjalën e saj përfaqësuesja e ILD-së, Lindida Ziguri, tha se Tafa kishte kryer një sërë shkeljesh në marrjen e vendimit dhe kishte neglizhuar e shtrembëruar faktet. Ajo tha se vendimi ishte “shkelje shumë e rëndë, që diskrediton rëndë figurën e magjistratit”.

Pasi bëri një pasqyrë të shkeljeve të gjetura në vendim Ziguri i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësorë që të merrte ndaj Tafës masën e shkarkimit nga detyra. “Vlerësohet se ndaj magjistratit duhet të jepet masa shkarkim nga detyra”, tha Ziguri.

Vetë Tafa po ashtu i pranishëm në seancë tha se nuk kishte konkluzione përfundimtare për të paraqitur. Ai tha se u qëndronte “tërësisht atyre që kam parashtruar në seancë dëgjimore”. Tafa megjithatë u duk se pranoi që vendimi kishte probleme. Ai i tha Këshillit se kërkonte rrëzimin e kërkesës së ILD-së për shkarkim dhe “të caktohet një masë disiplinore më e lehtë në varësi të shkeljes siç kam pranuar në qëndrimin tim”.

Gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Taulant Tafa është i katërti magjistrat që rrezikon të humbasë statusin e tij për shkelje të ligjeve që kanë të bëjnë me lirimin me kusht apo uljet e dënimit.  Tafa akuzohet se ka favorizuar në mënyrë të paligjshme Arben Grorin, duke pranuar kërkesën e tij për uljen e dënimit me 720 ditë. Grori është fajtor për vrasjen në Itali në Naim Zyberit në vitin 1997, në bashkëpunim me Gerd Gjinerarin, lirimi me kusht i të cilit çoi në shkarkimin nga KLGJ të gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo. Sipas ILD-së, Tafa ka zbatuar në këtë rast një standard të ndryshëm nga vendimet e tij të mëparshme për çështje të ngjashme.

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories