Mirë se vini në Albanian Daily

0
676

Të dashur kolegë, miq e dashamirës, e lexues, prej afro tri vitesh nuk jam një zë aktiv i medias së shkruar apo vizive në Shqipëri, por përgjatë karrierës sime 18-vjeçare jam përpjekur të jap një kontribut edhe pse modest, në drejtim të gazetarisë investigative apo çështjeve të krimit e të drejtësisë. Në shtator të vitit 2021 fitova të drejtën për të ndjekur Masterin Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mediave pranë Shkollës Superiore të Gazetarisë në Lilë, (École Supérieure de Journalisme de Lille).Ndjekja e këtij programi parashikonte ndërtimin dhe menaxhimin e një projekti mediatik. Për këtë shkak zgjodha të ndërtoj një gazetë në linjë (online) të cilën e emërtova “Albanian Daily”, dhe web-sit-n www.albaniandaily.com.Sfidë sigurisht mbetet publikimi i lajmeve në dy gjuhë, frëngjisht dhe shqip, por që besoj se me kohën çdo gjë do të marrë udhën e duhur, edhe pse për momentin gjithçka është ende modeste.Nëpërmjet kësaj gazete nuk synoj të konkurroj mediat shqiptare të konsoliduara tashmë, e aq më pak ato në linjë.Por nëpërmjet saj synoj dhe do të përpiqem të jap një zë të të sotmes dhe të të ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve në Francë. Synoj të transmetoj dhe të bëhem një zë i halleve dhe problemeve të shqiptarëve në këtë vend, por edhe në hapësirën frëngjishtfolëse në Europë, pse jo dhe më tej.Promovimi i vlerave të qytetarisë, kulturës, tolerancës, traditave më të mira dhe trashëgimisë shqiptare, mbeten një objektiv të cilin synoj ta realizoj.Nga ana tjetër, vlerat e Republikës Franceze, të pasqyruara dhe të përjetësuara në Revolucionin e vitit 1879, vlerat historike, trashëgimia kulturore, letërsia, gjuha frënge, por edhe lajmet e fundit rreth Francës – sigurisë, politikës, ekonomisë – të cilat herë pas here interferojnë me interesat e ndërsjellta me shoqërinë shqiptare, do të gjejnë hapësirën e tyre në “Albanian Daily”. Të gjithë ata që mendojnë se munden të japin ndihmën e tyre në çdo drejtim, përmes informacioneve, fakteve të drejta, të qarta, korrekte, jo fyese, të besueshme, por edhe një kontribut financiar do të jenë të mirëpritur. Të gjitha kontributet financiare do të jenë transparente, të pasqyruara dhe të deklaruara në mënyrë të drejtë në raport me ligjet e shtetit francez, me qëllim që misioni të përmbushet në mënyrë të vazhdueshme.

Mirë se vini në “Albanian Daily” www.albaniandaily.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu