Zvicrës i kërkohet të ekstradojë zonjën e Putinit: Ukrainasit bëjnë thirrje që e dashura e gjimnastit të Presidentit rus të dëbohet nga vendi luksoz malor ku ajo dyshohet se “fshihet me fëmijët e tyre”.
Një peticion me 63 mijë nënshkrime, që kërkon që Zvicra të dëbojë të dashurën e përfolur të Vladimir Putinit, Alina Kabaeva. Gjimnastja olimpike, 38 vjeçare, besohet se është dërguar në një shtëpi private në Zvicër në fillim të këtij muaji, ndërsa Putin vazhdon të bëjë luftë në Ukrainë.
Kabaeva, një ish-gjimnaste olimpike dhe fituese e medaljes së artë, besohet gjerësisht se është zonja e e Putinit edhe pse nuk ka një lidhje zyrtare, ajo është dhe nëna e katër fëmijëve të Putinit, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht.
Peticioni që tashmë ka arritur në 63 mijë firma, është ndërmarrë nga qytetarët në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë dy javë më parë. Thirrja iu kërkon autoriteteve zvicerane të dëbojnë Kabaevën nga Zvicra dhe ta deportojnë atë në Rusi. Apeli, e përshkruan Kabaevën si “gruaja e preferuar e diktatorit të dëshpëruar dhe kriminelit të luftës, Putin”.
“Është koha që të ribashkoni Eva Braun me Führer-in e saj”, thuhej në mënyrë ironike në tekstin e thirrjes ndaj autoriteteve zviceriane. “Pavarësisht luftës aktuale, Zvicra vazhdon të jetë mikpritëse gruas së Putinit dhe e miqve të tjerë të tij”. Perëndimi deri më tani nuk e ka sanksionuar Kabaevën, e cila, përveçse është partneri sekret i përfolur i Putinit, është gjithashtu kryetar i bordit të drejtorëve në National Media Group – një gjigant i madh televiziv dhe gazetash që drejtohet nga Kremlini. Ajo merr një pagë vjetore prej gati 10.5 milionë dollarë.
Dyshja është fotografuar së bashku në disa raste dhe hetimet nga Fondacioni Anti-Korrupsion, i krijuar nga kundërshtari i burgosur i Putinit, Alexei Navalny, zbuluan se disa oligarkë rusë në mënyrë të pashpjegueshme i kanë dhënë dhurata, prona, para dhe pasuritë tjera familjes së Kabaevës.
Ish-gjimnastja shihet rrallë në publik, por ajo u kap në video duke kërcyer në turneun e gjimnastikës ritmike ‘Hirja Hyjnore’ në Moskë në dhjetor të vitit të kaluar, vetëm disa javë para se Rusia të pushtonte
“Ne, qytetarët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës, që aktualisht po vuan jashtëzakonisht, po bashkohemi për t’iu drejtuar autoriteteve zvicerane. Publiku sapo mësoi se figura politike dhe mediatike ruse dhe ish- gjimnastja ritmike, Alina Kabaeva, po fshihet nga pasojat e sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Ruse në vendin TUAJ.
Peticioni vazhdon: “Ajo është gruaja e preferuar e diktatorit dhe kriminelit të luftës, i cili ka sulmuar pabesisht Ukrainën gjatë javëve të fundit. Duke qenë se ajo është mbështetëse e aktiviteteve sociale në Rusi, ajo është përpjekur të akuzojë qytetarët rusë për realitetin e sanksioneve pas vitit 2014, dhe personalisht deklaroi: Po të bëhet, aq më mirë për ne!”.
Nënshkruesit pyesin pse, ‘duke pasur parasysh vëllimin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë’, autoritetet zvicerane vazhdojnë ta presin atë dhe familjen e saj në një kohë kur Putin ‘po shkatërron jetët e miliona njerëzve’. Peticioni i thotë zviceranëve: “Për herë të parë në historinë moderne, vendi juaj ka shkelur neutralitetin e tij, të cilin nuk e bëri as kundrejt Gjermanisë naziste në shekullin e 20-të, dhe iu bashkua sanksioneve kundër Putinit dhe rrethinave të tij. Dhe tani ju po lejoni që zonja e tij e preferuar dhe fëmijët e saj të fshihen brenda kufijve të shtetit tuaj.” Teksti i gjatë prej disa faqesh është postuar për t’u nënshkruar në faqen change.org.