Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaOpinionSa keq do të goditet Rusia nga sanksionet e reja?

Sa keq do të goditet Rusia nga sanksionet e reja?

Përjashtimi i bankave ruse nga Swift dhe i bankës qendrore ruse nga operacionet ndërkombëtare është konsideruar, deri tani, si një hap i fundit.

Përjashtimi nga Swift, sistemi ndërkombëtar i pagesave, potencialisht krijon dëme thelbësore kolaterale për kompanitë dhe institucionet financiare të cilave homologët rusë iu detyrohen pará, ose tani ose në terma afatgjatë.

Më 2018, Amerika ia arriti të impononte përjashtimin e bankave iraniane nga Swift, por bëhej fjalë për një ekonomi shumë më të vogël dhe edhe ajo u kundërshtua në atë kohë nga shumica e qeverive evropiane.

Gjermania është veçanërisht e ndjeshme pasi mbështetet te Rusia për dy të tretat e furnizimeve me gaz. Ajo mendon edhe se tashmë e ka bërë një sakrificë ‘për skuadrën’ me pezullimin e certifikimit për gazsjellësin Nord Stream 2, i ndërtuar për transportimin e gazit nga Rusia në Gjermani.

Autoritetet në SHBA, Evropë dhe Britani duket se kanë rënë dakord për një rrugë për minimizimin e këtyre dobësive duke përjashtuar bankat më pak të përfshira në transaksione energjie apo duke gjetur një mënyrë filtrimi transaksionesh për të lejuar pagesat për energjinë dhe ushqimet.

Detajet se si kanë ndërmend ta bëjnë nuk janë zbuluar.

Ndonëse kjo do ta dëmtonte fort Rusinë, tashmë ekziston një sistem alternativ i quajtur SPFS – Sistemi për Transferimin e Mesazheve Financiare – që Rusia e krijoi pas aneksimit të Krimesë më 2014.

Edhe Kina ka një sistem të dytë të quajtur Sistemi Interbankar Ndërkufitar i Pagesave, CIPS.

Shumë mendojnë se përjashtimi i Rusisë mund ta shtyjë drejt Kinës dhe të bëjë lojën e administratës së

Xi që është e prirur të minojë dominimin e arkitekturës financiare globale të bazuar te dollari amerikane. Kjo do ta përshpejtonte atë trend dhe/ose ambicien.

Thënë kjo, një kontakt bankar më tha se Kina mund të mos jetë e gatshme ta ndihmojë Rusinë në këtë fazë për shkak të marrëdhënieve import-eksport me pjesën tjetër të botës, të cilat janë gjigante, ndryshe nga ato të Rusisë.

Ndoshta edhe më e dëmshme për Rusinë është izolimi i bankës qendrore ruse. Ndalimi i përdorimit të rezervës së saj ndërkombëtare 630 milionë dollarë për të mbështetur rublën do të sillte kolapsin e vlerës së saj me pasoja të tmerrshme për ekonominë ruse.

Ajo që duket e qartë është që qeveria britanike tashmë e ka pranuar që nuk mund të sillet më butësisht me interesat financiare ruse në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria kohët e fundit refuzoi një aplikim për ndërtimin e një linje elektriciteti midis Francës veriore dhe Britanisë me arsyetimin se nuk janë shqyrtuar plotësisht alternativat e tjera, por burime pranë procesit thanë për BBC se përshkallëzimi i situatës në Ukrainë luajti rol në marrjen e vendimit, pasi projekti mbështetej nga një ukrainas dhe një i lindur në Rusi.

Autoriteti mbretëror i taksave e doganave (HMRC) po inkurajohet edhe të bëjë gjithçka mundet për kapjen e aseteve të individëve që dështojnë në justifikimin e pasurive (Unexplained Wealth Orders).

Vendimi i Roman Abramoviç për të transferuar ‘kujdestarinë’ e Chelsea FC te një fondacion bamirësie ka më tepër domethënie simbolike se sa ligjore, por tregon se ai e ka kuptuar nga nuk po fryn era në Britaninë e Madhe.

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Related stories