Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se Rusia ka pranuar se ka përdorur armët termobarike në sulmet e saj ajrore kundër qyteteve ukrainase gjatë pushtimit të saj. Lajmi u konfirmua nga në një postim në Tëitter nga minstria britanike e cila tha se qeveria ruse dhe ministria e saj e mbrotjes. “Ministria Ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar përdorimin e sistemit të bombave TOS-1A. Këto armë, përdorin sistemin e raketave termobarike duke krijuar efekte zjarrvënëse dhe shpërthyese”,- tha ministria britanike. Më tej në postim tregohet edhe efekti që jep shpërthimi i një bombe termobarike. Hedhja e bombave të tilla mbi ndërtesa dhe objekte mund t’iu vërë zjarrin atyre dhe po ashtu të shkaktojë shpërthim. Personat që mund të jenë në rrezen e shpërthimit apo zjarrit e kanë thuajse të pamundur shpëtimin. Një tjetër efekt i bombave termobarike është se ato kanë aftësinë të thajnë oksigjenin duke shkaktuar edhe probleme me frymëmarrjen e personave që mund të jenë aty duke shkaktuar shpërthimin e mushkërive të njeriut.