Afërsisht 300 shqiptarë kanë kërkuar azil gjatë vitit 2024 në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo shifër e papërfillshme i ka larguar shqiptarët nga fokusi i autoriteteve të emigracionit, të cilat prej vitesh nuk kanë mundur të ulin numrin e lartë të dosjeve për shqyrtim, shkruan Albanian Daily. Më herët, Mbretëria e Bashkuar ka përjetuar një rritje të konsiderueshme të kërkesave për azil gjatë dy viteve të fundit, ku si kërkues kryesorë kanë qenë shtetasit me origjinë aziatike dhe pas tyre ata me kombësi shqiptare. Deri në fund të dhjetorit 2023, rreth 128,786 persona prisnin një vendim fillestar për kërkesat e tyre për azil. Ky numër përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme, duke shkaktuar një prapavijë të madhe në sistemin e azilit raporton, BBC. Konfliktet dhe krizat humanitare në vende si Afganistani, Irani dhe Shqipëria kanë kontribuar në këtë rritje. Në vitin 2022, rreth 16,000 shqiptarë kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke shënuar një rritje të madhe krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo tendencë ka vazhduar edhe gjatë vitit 2023 shkruan tabloidi, The Guardian
Rënia e kërkesave për azil nga shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar në 2024
Në vitin 2024, numri i kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar një rënie të ndjeshme,duke u perllogaritur mbi 300 persona. Kjo tendencë vjen pas një periudhe të gjatë me një numër të lartë kërkesash për azil, veçanërisht gjatë viteve 2022 dhe 2023. Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në uljen e numrit të kërkesave për azil është përforcimi i masave të marra nga Home Office për të trajtuar dhe kontrolluar më mirë fluksin e kërkesave për azil. Këto masa përfshijnë procedura më të rrepta shqyrtimi, përpunim më të shpejtë të kërkesave dhe kthimin më të shpejtë të atyre kërkesave që konsiderohen të pabazuara.
Marrëveshja ndërkombëtar
Bashkëpunimi ndërmjet qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj shqiptare për të adresuar rrënjët e emigrimit ka luajtur një rol të rëndësishëm. Marrëveshjet bilaterale dhe projektet e përbashkëta kanë synuar përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale në Shqipëri, duke ulur kështu nevojën për emigrim të detyruar.