Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaOpinionLetraGërma që vrasin!

Gërma që vrasin!

Gërmat e alfabetit nganjëherë fshehin histori të frikshme.
Veçanërisht gërma R paraqitet mjaft politike, e ashpër dhe vrasëse! Gjuhëtarët përgjithësisht kufizohen të shpjegojnë mënyrat e saj të shqiptimit me terma që shpesh të ngrene qimet përpjetë: apikale, frikative apo velare, sonore, vibruese, guturale, terma që synojnë të tregojnë pozicionin e gjuhës apo buzëve në shqiptimin e saj.
Por ajo ka edhe histori sociale apo politike. P.sh, atë të integrimit. Në Francën metropolitane, anasit e formojnë dhe e shqiptojnë atë diku në fund të grykës, gjë që nuk është fort e lehtë për ata që e kanë frëngjishten gjuhë të mësuar. Pa përmendur se shqiptimi i saj lëviz edhe në kohë. F.v.j kur dëgjoj spikerin e ndonjë dokumentari të vjetër, shpesh e gjej me saktësi në cilin vit është realizuar ai vetëm nga shqiptimi i gërmës “r”.
Veçanërisht për ata që nuk e kanë mësuar që herët frëngjishten, puna nuk paraqitet aq e thjeshtë. Dallohen menjëherë dhe është një lloj handikapi.
Kur nuk u mungon vullneti, shumë vetë bëjnë çmos ta shqiptojnë si vendasit për një integrim më të mirë, por edhe për t’i shpëtuar asaj pyetjes së bezdisshme: nga jeni me origjinë. ? Shkurt : Nga të kemi, o mik? Se dukesh mirë që je i huaj. Në këtë kuptim, gërma “r” është edhe një lloj shënjuesi social e kulturor. Se ka që mendojne se kur nuk shqipton në mënyre korrekte, je gdhë edhe ne anë tê tjera.
Më tej ka mjaft algjerianë dhe kryesisht afrikano veriorë që thonë se edhe pse ishin të detyruar të mësonin frëngjishten, stërgjyshërit e tyre kurrë nuk e shqiptonin “r “ -në si kolonët francezë për të treguar kështu rezistencën e tyre ndaj kolonizimit.
Pastaj është edhe historia e tmerrshme e majdanozit. Ajo që njihet me emrin « Masakra e majdanozit » (Persil-it)
Shkrimtari Guy Regis ka shkruar një libër mjaft të bukur për të.
Pa dashur t’ju bëj leksion gjeografie, kujtoj se ishulli Hispanola, poshtë Kubës, ka ndarjen më dysh, si trashegimi koloniale. Një pjesë i përket Haitit (ish koloni franceze) dhe tjetra Republikës Domenikane (ish koloni spanjolle). Ndodhi që shumë korporata amerikane, në fillim të shekullit të shkuar, investuan mjaft në plantacionet e kallamsheqeritn në Republikën Dominikane. Ndërkohë me mijëra haitianë, kalonin kufirin dhe shkonin e punonin ilegalisht në anën tjetër.
Ankesat e vendasve mori përsipër t’i rregullojë diktatori dominikan Rafael Truillo. Në natën e 2 nëntorit 1937 ai urdhëroi masakrimin me hanxhar të të gjithë haitianëve që kapeshin në plantacionet e vendit të tij, Meqë tipi fizik nuk ndryshon shumë, ushtarët dominikanë për të kuptuar cilët ishin haitianët, shkonin me një degë majdanozi në dorë nëpër plantacione dhe atyre që gjenin u kërkonin të shqiptonin emrin e tij (Persil).
E vërteta është se haitianët e kanë të vështiirë të shqiptonin njëlloj si domenikanët gërmën “r” të fjalës persil (majdanos). Atëherë, vriteshin në vend me hanxhar. Llogaritet se u masakruan 25 mije vetë!
- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Related stories