Gjenerali rus Sergei Surovikin, i vlerësuar edhe si gjenerali gjakarar u arrestua pas rebelimit të Wagner PMC, shkruan “The Moscow Times”, së cilës i referohet media ukrainase “NEXTA”.
Surovikin është zv/komandanti i grupit të përbashkët të trupave ruse në Ukrainë. “Moscow Times” raportohet se iu referohej burimeve nga Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërsa nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Prej disa ditësh, që pas rebelimit të grupimit ushtarak “Wagner” prokuroria ushtarake ka marrë në pyetje Surovikin.
Drejtuesi i lartë ushtarak rus është pyetur për lidhjet e tij me shefin e “Wagner”- it Jevgeni Prigozhin ditët e fundit, raportoi Bloomberg, ndërsa citonte një burim që njihte çështjen. Surovikin mbahet në një vend të panjohur, por thuhet se nuk është i izoluar në burg.
Sipas të njëjtit burim të “Bloomberg”, të cilit i referohet “NEXTA”, hierarkia qeveritare dhe hetuesit në Moskë, po tregohen të kujdeshshëm, duke mos dashur të zemërojnë ushtarakët e tjerë që respektojnë Surovikinin.
Arrestimi, apo bërja publike e arrestimit të gjeneralit mund të shoqërohej me një rebelim të armatosur nga ushtarakët që shërbejnë nën emrin e “Wagner”- it.
“Do të ketë lajme në kontekstin e Prigozhin. Me sa duket, ai zgjodhi anën e Prigozhinit gjatë rebelimit”, – tha burimi, të cilit i referrohet Bloomberg. I njëjti burim, i pyetur nga gazetarët se ku ndodhet tani gjenerali, u përgjigj: “Ne as nuk e komentojmë këtë informacion përmes kanaleve të brendshme”.
Më parë, informacionet për arrestimin e Surovikin filluan të shfaqen në mediat ruse Z. Në veçanti, u raportua se gjenerali u arrestua më 25 qershor, një ditë pas përfundimit të rebelimit të grupimit ushtarak “Wagner”. Megjithatë që nga ajo kohë ende nuk ka asnjë koment apo njoftim zyrtar për këtë fakt.
Surovikin njihet si një nga gjeneralët më gjakatarë të ushtrisë ruse dhe besnik i presidentit rus, Vladimir Putin. Ai ka shërbyer në Siri, në Gjeorgji dhe së fundmi në Ukrainë, ku drejton operacionet ushtarake në front.