Ish- prezantuesi i njohur sportiv i Sky Riçard Kejs chard Keys) u martua me shoqen e vajzës së tij Lusi Roze (Lucie Rose) 35 vjeç. Ceremonia private iu kushtoi 20,000 funte, në të cilën morën pjesë familjarët dhe miqtë, por nuk qenë të pranishëm vajza e tij 38-vjeçare Xhema (Jemma) dhe i biri Xhoshua (Joshua)
Komentatori është ndarë më parë me ish- bashkëshorten me Xhuila Kejs (Julia Keys) pas 36 vitesh martesë, kur u publikuan lajmet për lidhjen e tij shokuese në vitin 2016, me ish-in e tij që zbuloi se si afera e “shkatërroi” atë. Në atë kohë gruaja vuante nga kanceri i tiroides, por pavarësisht probelemeve arriti të shërohet. Ngjarja u komentua si shkatërruese për çiftin dhe dy fëmijët e tyre.
Ish- gruaja e komentatyorit tha se afera shkatërroi karrierën e vajzës së saj aktore Hollyoaks, ndërsa ajo u fut në alkoolizëm dhe depresion. Jemma u përball gjithashtu me veprime ligjore për një varg tekstesh abuzive që ajo i dërgoi Lucie-t përpara se akuzat të rrëzoheshin nga prokurorët.
Kejs u shkarkua turpshëm nga puna e tij në 2011 nga “Sky Premier League”, ku paguej 500 mijë funte në vit pasi bëri komente përçmuese për gjyqtaren femër Sian Masei- Ellis (Sian Massey-Ellis).
Gazetari britanik i kishte propozuar martesë të dashurës së tij dy vjet më parë, por epmidemia e COVID-it, shtyu dasmën e tyre.