Atentat në Shkodër, Vritet në atentat një i ri 19 vjeçar

0
224

Një i ri 19 vjeçar mbeti i vdekur në vend të dielën në mbrëmje në Shkodër, pasi u qëllua me armë zjarri nga persona ende të panjohur ndërsa ishte në një bar në rrugën Bujar Bishanaku të Shkodrës, jo shumë larg stadiumit “Loro Boriçi”. Erjon Xhenje 19 vjeç nga lagjia Guerrilje e Shkodrës mbeti i vrarë pasi u qëllua disa herë nga një person që ishte i armatosur me pistoletë. Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes, konstatoi disa plagë në trupin e viktimës ndërsa nisi hetimet, duke kryer veprimet hetimore të rastit. Disa dëshmitarë të cilët ishin në vendin e ngjarjes u shoqëruan nga policia ndërsa nisën kërkimet për të identifikuar autorët. Vetëm pak kohë pas atentatit të ndodhur ndaj të riut, policia gjeti lagjen Guerrilje të qytetit një motoçikletë dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur në atentatin ndaj të riut. Hetimet e para të policisë nuk kanë zbuluar që adoleshenti i vrarë të ishte i identifikuar apo i skeduar për ngjarje të ndryshme kriminale. Por nga ana tjetër sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se Xhenje është kushëriri i Sehar Xhenjes, një nga personat e arrestuar nga policia e Shkodrës për sulmin dhe plagosjen me thikë ndaj ish- trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka. Sehar Xhenje, po ashtu sipas policisë dyshohet edhe për ngjarje të tjera. Hetuesit po përpiqen identifikojnë autorët e mundshëm të krimit. Pamjet e disa kamerave të sigurisë së zonës po analizohen nga ekspertët e policisë bashkë me dëshmitë e personave të ndryshëm që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes apo të dhëna të tjera që mund të zbardhin atentatin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu