Presidenti Begaj vlerëson maturinë e autoriteteve kosovare për menaxhimin e situatës pas nisjes së procesit të reciprocitetit të targave nga Republika e Kosovës në very të vendit, si dhe vlerëson shtyrjen e zbatimit të këtij procesi. Në një bisedë telefonike të zhvilluar mes tij dhe Presidentes së Kosovës Osmani, Begaj, ka vlerësuar qëndrimin e mbajtur nga drejtuesit e vendit. Në një postim në rrjetet sociale Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj vlerësoi këtë maturi të autoriteteve në Kosovë si dhe të partnerëve ndërkombëtarë, për çështjet e reciprocitetit të dakordësuara më herët.
Postimi i plotë i Presidentit Begaj:
Në bisedën telefonike me homologen Vjosa Osmani, vlerësova maturinë e autoriteteve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët.
Të dielën me 1 gusht 2022 ditë më parë qeveria e Kosovës nisi zbatimin e procesit të reciprocitetit të targave dhe çështjeve të tjera mes Serbisë dhe Kosovës për të cilat palët kanë nënshkruar marrëveshjet përkatëse nëpërmjet ndërmjetësimit të Bashkimit Europian.
Menjëherë pas nisjes së zbatimit të këtij reciprociteti Serbia kërcënoi me veprime agresive ndërsa NATO dhe partnerët ndërkombëtarë reaguan menjëherës se ishin të gatshëm të reagonin në rast të një veprimi të autoriteteve dhe Ushtrisë Serbe.