Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Dr. Bajram Begaj u betua të dielën me 24 korrik 2014, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë në prani të drejtuesve të qeverisë, deputetëve të zgjedhur ndërsa mungonte grupimi i rithemelimit Partisë Demokratike të drejtuar nga ish- kryeministri Berisha. Të pranishëm gjatë betimit ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend. Presidenti Begaj kërkoi nga qeveria dhe opozita të forcojnë bashkëpunimin në interes të vendit dhe të lenë mënjanë ndasitë e vogla për interesat e mëdha të vendit. Presidenti e quajti integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian si një hap të pakthyeshëm duke lenë pas dilemat që mund ta kishin shoqëruar klasën politike. Begaj kërkoi forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Shqipërisë me vendet partnere, duke cilësuar faktin se në rrethanat e reja të krijuar nga agresioni i pajustifikuar i Rusisë në Ukrainë balancat dhe mekanizmat e sigurisë duhej të forcohen. Gjatë betimit presidenti i ri ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Armanda Begaj dhe dy djemtë e tyre.
Presidenti i ri i Republikës Bajram Begaj, betohet në Kuvend
Begaj kërkoi nga maxhoranca dhe opozita të rrisin bashkëpunimin në interes të vendit
Related stories