Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme kryeqytetin shqiptar, por dhe dëmtoi sërish imazhin e Policisë së Shtetit, pasi një efektiv i komisariatit numër 3 qëlloi 7 herë me armë mbi kolegun duke i marrë jetën.
Ludian Zaimi qëlloi 7 herë mbi kolegun e tij Çaush Saliasi 55-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.
Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë që ishte bërë pjesë e forcave të policisë, ndërkohë që viktima kishte mbi 20 vite që shërbente për uniformat blu.
ABC (https://abcnews.al/foto-ky-eshte-polici-qe-i-mori-jeten-kolegut-ne-tirane/) ka siguruar foton e autorit të ngjarjes, i cili ka humbur kontrollin pas një debati me kolegun e tij, duke i marrë jetën këtij të fundit.
Për të hetuar këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup pune nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore.
Vetë autori në dëshminë e tij ka thënë se kolegu e ngacmonte me fjalë dhe nuk e ka duruar më, prandaj ka kryer krimin.