Dy persona, një prej të cilëv prift, u plagosën me thikë gjatë një meshe në kishën Shën Pjetrit të Arenës (Saint-Pierre-d’Arène) në Nisë mëngjesin e kësaj të diele (24 prill 2022) rreth orës 9:55. Prifti emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur pësoi lëndime në mushkëri dhe në këmbë. Autori u arrestua menjëherë nga policia dhe u identifikua si një shtetas francez 31 vjeç i lindur në Frezhys (Fréjus) dhe banues në Nisë. Prifti dhe personi tjetër u shtruan në spitalin Pastër (Pasteur) të Nisës, tha televizioni francez BFM TV, duke iu referuar shërbimeve lokale të urgjencës. i njëjti burim thotë se kleriku ishte i vetëdijshëm dhe gjendja e tij shëndetësore vlerësohej si jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e sulmit, por autori i arrestuar tashmë nuk është një personazh i njohur për policinë. Por nga ana tjetër burimet policore të cilave iu referohet BFMTV, thonë se ai njihet si i sëmurë pasi herë pas here është vizituar në psikiatri. Edhe pse dyshimet janë për një pistë terroriste, autoritetet janë të rezervuara për të identifikuar sulmin si të tillë. Ministri i Brendshëm Zherald Darmanë (Gerald Darmanin) dënoi suulmin, ndërsa shprehu solidaritetin me të plagosurit si dhe me famullin së cilës i përkiste prifti, një prj të plagosurve. Përkohësisht një pjesë e njësive tregtare u mbyllën në zonë ndërsa më pas policia auturozoi rihapjen e tyre. Sulmi i mësipërm është i dyti në një objekt kulti katolik në Nisë. Dy vite më parë një shtetas tunizian i hyrë rishtaz në Francë nga Italia, hyri në një kishë jo shumë larg asaj të sotmes duke slumuar me thikë dhe duke vrarë e plagosur me thikë disa persona.