Meqe kjo historia e inceneratoreve po i hap ndonje petë korrupsionit qeveritar,
si i behet hallit qe ky SPAK-u, te nise nje hetim per te gjitha mediat dhe gazetaret, te cilet jane paguar “majmerisht” per t’i bere marketing, per te mbrojtur apo per te heshtur perballe korrupsionit me plehra…
Ne fund te fundit do thoni ju, ato pare korrupsioni jane, pse i kane shperndare lart e poshte nuk kane bere ndonje dem te madh!!!
Ne fakt ketu eshte problemi. Duke blere median, ato para te plehrave te korrupsionit, kane bere nje dem akoma me te madh.
Ato nuk jane thjeshte para te vjedhura nga korrupsioni qeveritar, qe kane blere median per fshehur te verteten, ato jane parate e taksave tona, parate e popullit shqiptare dhe duhet t’i kthehen kokerr me kokerr, kushdo qofte kodoshi mediatik qe i ka perfituar.
Nga nje llogari e thjeshte rezulton se me aq financime televizionesh, gazetash, portalesh apo gazetaresh, te cilet kane perfituar, me rezulton se nuk jane pak.
Perkundrazi, ne total i kalojne nja 3 milione euro.
Por kam bindjen se ka ende shume pagesa qe nuk i kemi zbuluar….
Justifikimi eshte se kane bere reklame!!!!
I kane bere reklame kujt?!
I kane bere gjoja reklame nje kompanie koncensionare, e cila nuk kishte asnje rival ne treg.
Kjo nuk eshte reklame, kjo eshte blerje e qarte si kristali e pushtetit te katert…
Ne tashme i njohim, cilat jane mediat dhe gazetaret qe u blene nga mafia e plehrave, sidomos para dhe gjate fushates elektorale per zgjedhjet parlamentare 2021.
Por ata nuk mund te bejne sikur nuk ka ndodhur asgje.
Nese duan t’i kthejne besimin publikut, duhet te zgjedhin. Ose t’i kthejne publikut parate e korrupsionit qe perfituan si pagesa reklamash nga mafia e plehrave, ose t’i shijojne ato miliona korrupsioni dhe te jene po aq pergjegjes sa ata qe i korruptuan….
Nese zyrtaret e larte apo te ulet, shkojne ne burg sepse kane perfituar nga parate e korrupsionit te inceneratoreve, pse mediat “dashamirese” ndaj qeverise, pronaret, analistet apo gazetaret qe na shesin moral çdo dite, te mos mbajne pergjegjesi per dhuratat e majme qe kane marre nga boset e djegies se plehrave???!!!
Nese nuk mund te hetohen, nuk ka asnje pengese ligjore, te detyrohen te kthejne mbrapsht çdo qindarke qe kane perfituar…
Ne fund te fundit, ato para korrupsioni nga plehrat, qe kane blere median, jane para te vjedhura nga taksat e qytetareve me te varfer te Europes….