Ylli i Bayern Munichut, Levandovski shënoi, nga penalltia përpara se Zielinksi të shënonte i qetë golin e dytë, për të siguruar vendin polakëve në Katar. Shpresat e Zllatan Ibrahimoviç për t’u paraqitur në atë që me siguri do të kishte qenë turenu i fundit i tij ndërkombëtar me Suedinë, u shkatërruan.
Suedia bëri lojë premtuese në pjesën e parë. Emil Forsberg realizoi një një goditje që në fillim shumë afër Sheznit.
Polonia pati vetëm një tentativë në sulm drejt portës suedeze në pjesën e parë, por iu deshën vetëm katër minuta për të goditur pas fillimit të pjesës së dytë.
Shezni bëri një pritje mahnitëse nga afë, duke i mohuar për së dyti golin Forsberg. Zielinski mbylli ndeshjen, kur fitoi një top ndaj Marcus Danielson. Goli ngriti festë tifozët në Çorzov (Chorzow), pasi afronte kualifikimin.
Ibrahimoviç hyri në lojë 11 minutat e fundit, por nuk arriti të prekte topin më shumë se tri herë. Në këtë mënyrë Suedia humbi një tjetër turne të Kupës së Botës.