Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaSportFutboll"Air Albania", i çuditshëm. Ku stadiumi e ku biletat për tifozët

“Air Albania”, i çuditshëm. Ku stadiumi e ku biletat për tifozët

Stadiumi kombetar “Air Albania” është stadiumi i vetëm në botë, që për të parë ndeshjen duhet të shkosh tek një stadium tjetër për të blerë biletat….Stadiumi kombëtar është kthyer në një qendër tregetare, aty presidenti i mandatit të gjashtë, shet televizorë, lavatriçe, sufllaqe, por nuk gjen një metër katror vend për të vendosur pikën e shitjes së biletave. Pra edhe kur ua merr paratë shqiptarëve, i dërgon te stadiumi “Dinamo” të mbajnë radhë pas hekurave dhe pastaj të vijnë me këmbë te stadiumi kombëtar. Këta analistët dhe opinionistët e Dukës nuk e thonë këtë gjë, se hyjnë në stadium pa biletë. Nuk po them që në një ndeshje miqësore, me një skuadër të dobët si Gjeorgjia, meqë jemi në kohë krize për qytetarët më të varfër të Europës, nuk bëhet fjalë të ulet bileta. Bileta në tribunë është 120 mijë lekë, bileta në karshi është 20 mijë lekë, dhe pastaj ankohen pse nuk vijne tifozët. Po bëje të shkretën biletë 5 mijë lekë dhe shiko si mbushet stadiumi!!! Ah harrova, ka rënë ky gripi i pulave dhe të pularia presidentit është bërë nami…Në foto: Radha sot në dreke për bileta të stadiumi “Dinamo”

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories