Mbështet Albanian Daily

E përditshme, për të gjithë
BallinaLajmeSalianji përsërit kërkesën për dorëheqjen e Bashës

Salianji përsërit kërkesën për dorëheqjen e Bashës

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i bëri sërish thirrje këtë të shtunë me 12 mars kryetarit Lulzim Basha të dorëhiqet. Sipas Salianjit Basha duhet të dorëhiqet si hap i parë për t’i hapur rrugë tejkalimit të krizës.

Sipas Salianjit, Partia Demokratike ndodhet në krizë të thellë të besimit nga elektorati. Largimi i Bashës sipas Salianjit do të ishte një hap drejt zgjidhjes. Pas humbjes së plotë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, zërat brenda Partisë Demokratike, për largimin e Bashës janë shtuar. Më parë nënkryetarja Grida Duma dha dorëheqjen e saj nga funksioni. Po kështu edhe Agron Gjekmarkaj, i cili mban edhe funksionin e nënkryetarit të Kuvendit.

Postimi i plotë

Për fat të keq Partia Demokratike ka krizë të thellë besimi nga elektorati, betimi im si deputet është bërë për mbrojtje të interesit publik, po ashtu si deputet i mbështetur masivisht nga demokratët më detyron të jem mirënjohës dhe të bêj gjithçka që çdo mbështetës të ndihet i përfaqësuar dhe të ndjehet krenar për Partinë Demokratike.

Partia Demokratike duhet të ndryshojë, si hap i parë Basha duhet të dorëhiqet për ti hapur rrugë tejkalimit të krizës

- Reklame -
Google search engine

Most Popular

Related stories