Një burrë, emri i cilit ende nuk jepet, sulmoi me thikë këtë mëngjes policët bashkiakë përpara bashkisë së Marsejës përapra se të qëllohej nga këta të fundit duke e lënë të vdekur. Kryetari I bashkisë së Marsejës Benua Pajon (Benoit Payon) tha se incidenti ndodhi kur punonjësit e policisë bashkiake ishin duke ndihmuar dhe siguruar një zonë në qendër të Marsejës ku po mblidheshin ndihma dhe donacione për Ukrainën. “Policët morën kërcënime dhe tentuan ta neutralizojnë pëprara se ta asgjësonin. “Policia bashkiake siguroi mbledhjen e donacioneve për Ukrainën në bashkinë. u mor nga policia mori disa paralajmërime nga policia bashkiake. Ky është një akt heroik, nuk guxoj ta imagjinoj se çfarë mund të kishte ndodhur nëse ata nuk do të kishin qenë aty”.- tha ai.
Autori i ngjarjes sipas policisë është një person i panjohur më parë për veprime kriminale ndërsa rasti po hetohet nga prokuroria. Ministri i Brendshëm Zherald Darmanë (Gerald Darmanin), mbërriti në vendin e ngjarjes për të ndjekur nga afër situatën. Ende nuk dihen motivet e sulmit. Ngjarja ndodhi kur personi identiteti I të cilit nuk dihet sulmoi me thikë në mëngjes efektivët e policisë bashkiake përpara bashkisë së qytetit ku po mblidheshin donacionet për Ukrainën. Një prej efektivëve tentoi ta largonte dhe bta neutralizonte, por më pas ai u rikthye. Në këtë moment, një polic tjetër qëlloi me armë duke vrarë agresorin. “Personi është shtetas francez, në dijeninë time i panjohur për aktivitet kriminal nga policia dhe po ashtu i padënuar më parë”,- tha Ministri Darmanë. Më tej ai shtoi se kishte mbërritur për të mbështetur policët bashkiakë, viktimë të dhunës nga një agresor me armë të ftohtë. “Dua të theksoj se ndërhyrja e policëve ishte shembullore që i lejoi ta asgjësonin për të evituar më të keqen”. Prokuroria e Marsejës ka nisur një hetim për rastin.