Putini arreston shefin e inteligjencës së jashtme të FSB-së

Nën arrest edhe shefi i operacional i informacionit të shërbimit sekret

0
350

Presidenti rus Vladimir Putin, ka urdhëruar vendosjen në arrest shtëpie të të kreut të degës së shëbrimit të jashtëm të itenligjencës së FSB (Shërbimi Sekret i Rusisë), për shkak të informacioneve të pasakta që po çojnë në dështimin e deritanishëm të fushatës së pushtimit rus në Ukrainë. Kjo pasi sipas informacioneve të raportuara inteligjenca e jashtme e shërbimit sekret rus, nuk kishte parashikusar dhe nuk kishte marrë të dhëna të saktë mbi rezistencën e mundshme të ushtrisë dhe popullit ukrainas ndaj pushtimit rus. Sipas informacioneve të raportuara nga Daily Mail, Putin është shprehur i zemëruar mbi informacionet e pasakta të dhëna nga ky shërbim që po çon në humbje serioze në Ukrainë. Sergei Orestoviç Beseda tashmë ndodhet në arrest shtëpie pas urdhërit të shefit të Kremlint. Bashkë me të mësohet se është vënë në arrest shtëpie edhe Anatoli Boljuk (Anatoly Bolyukh), të cilësuar si përgjegjës. Boljuk ështëzv/shef i Shërbimit të Pestë i Shërbimit Federal të Sigurisë dhe shef operacional i informimit. Konfirmimi është dhënë nga Andrei Soldatov, një njohës i mirë i FSB-së.

Në foto, Vladimir Putin, në këmbë Sergei Orestoviç dhe Anatoli Boljuk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu