Agjencia Ukrainase e Energjisë bërthamore thotë se rrezatimi radioaktiv në centralin bërthamor të Çernobilit është shumë mundshëm dhe brenda 48 orëve ai mund të nisë rrjedhjen. Gjendja mund të bëhet e rrezikshme nëse nuk bëhen riparimet e mundshme rrjedhja radioaktive e uraniumit dhe elementëve të tjerë nëpërmjet të cilëve punojnëe reaktorët.
Autoritetet Ukrainase bënë thirrje që të arrihet një armëpushim me qëllim lejimin e grupeve të riparimit të ndërhyjnë për të shmangur një katastrofë. Kompania bërthamore e vendit Energoatom paralajmëroi më herët se substancat radioaktive mund të çlirohen nëse ndërprerja e energjisë elektrike në vend vazhdon më tej. Kjo e bën bën të pamundur ftohjen e lëndëve radioaktive nëpërmjet të cilave funksionon centrali.
Gjeneratorët rezervë me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të fuqizuar termocentralin e Çornobilit”, tha Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba në një paralajmërim në Twitter. Ai më tej shtoi; “Pas kësaj, sistemet e ftohjes së objektit të depozitimit të karburantit bërthamor të shpenzuar do të ndalojnë, duke bërë që rrjedhjet e rrezatimit të jenë të pashmangshme.”
Forcat ruse pushtuan centralin dhe ndërprenë energjinë në ditët e para të pushtimit. Që atëherë nuk ka qenë e mundur të bëhen riparime në uzinë. Qeveria franceze ka thënë se ishte në kontakt me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe po i kërkonte Rusisë të bashkëpunonte.