Megjithëse Interi arriti të fitonte të martën në mbrëmje në stadiumin “Anfield Road” të Liverpulit ndaj skuadrës vendëse. Lautaro Martinez shënoi në minutën e 62 të ndeshjes. Përballja ishte e ashpër pasi zikaltërtit kërkonin përmbysjen me qëllim kualifikimin e mëtejshëm, por nuk mundën. Rivaliteti në fushë ishte i ashpër ndërsa të dyja skuadrat u ndëshkuan disa herë me kartonë të verdhë. Aleksis Sanchez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 63, pasi atij që kishte marrë në minutën e 4 shtesë të pjesës së parë. Pavarësisht lojës së bukur të të dyja skuadrave rezultati nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes. Në këtë mënyr Liverpuli kaloi në raundin tjetër në pritje të skuadrës me të cilën do të ndeshet.