Skuadra londineze e Çelsit ka fiksuar një çmim për Armando Brojën, duke parë që vëmëndja për yllin e ri që është gjithnjë e në ngjitje, po rritet vazhdimisht. 58 million paund kërkojnë blutë e Londrës për yllin e kombëtares kuq e zi të rritur në akademinë londinzez. Çmimi i kripur vjen pas interesimit të skuadrave të shumta në Premier Ligë dhe jashtë saj. Arsenali ka shfaqur interes konkret, por edhe skuadra të tjera si Everton, Njukasëll etj. Armando Broja, i dhënë broxh nga Çelsi tek Sauthempton që prej fillimit të vitit, po zhvillon një sezon fantastik, ndërsa ka arritur të shënojë tetë gola e të japë edhe pasa të rëndësishëm goli. Prania e tij tek Sauthemptoni ka kthyer skuadrën, nga një ekip që kufton për mbijetesë, në një emër që synon sa më lart, e pse jo paraqitjen në Europë. Zotërimi i topit nga ana e tij, shpejtësia, saktësia para portës dhe fuqia e tij, janë elementë që vlerësohen shumë nga skuadrat e Premier Ligës. Shënjtorët e Sauthemptonit shfaqën interes për ta blerë që në janar duke ofruar 25 milionë paund, por që u refuzuan nga Tomas Tuhel. Veç Arsenalit, Evertonit, Njukasëllit dhe Sauthemtonit, së Uest Hem, ka shfaqur interes për 20 vjeçarin nga Malësia e Madhe i rritur në Londër. Madje kjo e fundit ka shfaqur interes ta marrë që në përfundim të sezonit. Nga ana tjetër duket se Tuhej kërkon ta ketë në skuadër, duke parë që Lukaku, Harvets dhe Vërner, nuk po arrijnë efektivitetin e duhur, pavarësisht çmimeve të kripura të paguara për ta.